Në 3 muaj, 26 raste të reja me kancer gjiri në Fier, pacientë edhe 27 vjeç
26 raste me kancer gjiri janë zbuluar në 3 muajt e fundit të këtij viti në Fier, ku mjekët, veç rritjes së rasteve, ngrejnë alarmin për uljen e moshës deri në 27 vjeç. Bluzat e bardha këshillojnë gratë të mos hezitojnë të kryejnë mamografinë që mund tu shpëtojë jetën.
26 gra me kancer gjiri janë diagnostikuar në Fier nga korriku deri në shtator.
"Kemi 10 raste të diagnostikuara në rrethinat e qytetit të Fierit, 16 raste brenda qytetit të Fierit. Katër raste përfshijnë grupmoshat nga 44-54 vjeç dhe 8 raste të tjera nga moshat 55-65 vjeç."
Raste të reja janë zbuluar edhe gjatë tetorit.
"Gjatë tetorit janë konstatuar raste të reja."
Ajo që është më shqetësuese për mjekët është ulja e ndjeshme e moshës së pacientëve.
Ndaj u bëjnë thirrje grave që të bëjnë mamografinë pasi u shpëton jetën.
"Është ulur mosha e diagnostifikimit, flasim edhe për mosha 27-30vjeçare. Në këto mosha kjo patologji është akoma më agresive."
Në këto ditë të muajit rozë të ndërgjegjësimit kundër sëmundjes vdekjeprurëse, pranë spitalit të Fierit kryhen deri në 30 mamografi.
Por mjekët këshillojnë gratë që kontrollet duhet të jenë të vazhdueshme.

