Video/ Veshkat "më të rënda" hiqen gjatë një operacioni me rrezik të lartë, peshonin 35 kg

Një burrë që besohet se kishte veshkat më të rënda të regjistruara ndonjëherë ka folur  për vendosmërinë e tij për kryerjen e një operacioni për t'i hequr ato.

Warren Higgs, 54 vjeç, nga Windsor, Berkshire vuante nga sëmundja e polikistike e veshkave (rritja e kisteve brenda veshkave). Këto kiste janë të mbushura me lëng dhe nëse rriten ose nëse bëhen shumë të mëdha, veshkat mund të dëmtohen.

Kjo sëmundje prek 1 në 1000 njerëz dhe nuk ka shërim.

BBC u takua me Warren disa javë para operacionit të tij të madh në spitalin Churchill në Oksford, dhe e intervistoi atë tre muaj më vonë.

"Po mi shtypnin mushkëritë dhe nuk merrja dot frymë. Po më shtypte stomakun dhe nuk mund të haja normalisht. Do të më kishte vrarë brenda 1 viti," tha ai.

Spitali i Oksfordit kreu operacionin me sukses. Veshkat peshonin rreth 35 kilogram. Mjekët të cilët kryen operacionin u shprehën se kurrë nuk kishin parë veshka aq të mëdha. Tre muaj pas operacionit, 54-vjeçari i është rikthyer jetës normale./OraNews/