Artistët padisin në KLSH titullarin e Cirkut: Mbajti shkresën në sirtar për 18 muaj, kërkojmë hetim

Artistët e Cirkut  dorëzuan paraditen e sotme në Kontrollin e Lartë të Shtetit, 2 denoncime në lidhje me truallin e Cirkut.

Ata kërkojnë hetim gjithëpërfshirës; pse shkresa e shembjes mbeti në zyrë për 18 muaj dhe pse nuk u bë asgjë gjatë kësaj periudhe kohore.

Në një intervistë  për Ora News njëri nga artistët zbulon se cilat janë pikat kryesore të denoncimit.

Ai thotë se artistët kanë bërë 2 denoncime, njëri ka të bëjë me neglizhencën e Cirkut kombëtar nga institucionet përkatëse, për faktin se pse shkresa e për shembjen e tij ka mbetur në zyrë për 18 muaj, duke mos bërë asnjë veprim. Ndërsa denoncimi i dytë ka të bëjë me një ankesë kundrejt  titullarit të Cirkut për mos përcjelljen e shkresës për 18 muaj.

 "Ne sapo dorëzuam një dokument zyrtar, një denoncim. Brenda dokumentit janë dy denoncime. Një ka të bëjë me neglizhencën e institucionit të  Cirkut Kombëtar dhe kujt do tjetër, lidhur me 1073 metra katrorë. Pse nuk është vepruar për 18 muaj, pse kjo shkresë është mbajtur në zyrë. Ne kërkojmë një hetim më gjithëpërfshirës se sa vetëm një vërejtje për titullarin.

Në denoncimin e dytë kemi bërë një denoncim kundrejt titullarit të Cirkut Kombëtar, për mos përcjelljen e shkresës për 18 muaj.

Gjithashtu dhe një denoncim me 7 pika për të gjitha abuzimet me detyrën në mënyrë flagrante, të vërtetuara me fakte, me prova, me zë dhe me figurë. Të gjitha këto janë në Ministrinë e Kulturës dhe ne sot po i sjellim pranë kontrollit të lartë të shtetit, sepse për denoncimin e dytë, ne nuk kemi përgjigje nga Ministria e Kulturës, sepse hetimi vazhdon.

Ndërsa për denoncimin e parë është thjesht një vërejtje kundrejt titullarit, domethënë një humbje e pronës publike prej 5 milionë eurosh kalon thjesht me një vërejtje, sikur ka ardhur thjesht 5 minuta me vonesë", tha artsiti për Ora News.

Artisiti thotë se u është dhënë nga Ministria e Kulturës një afat jo i caktuar për sa i përket përgjigjes për fondin dhe truallin e Cirkut të ri.

"Takimi me drejtorin e kabinetit ka qenë takimi më frytdhënës që ne kemi pasur gjatë gjithë kohës. Si pasojë e këtij takimi patëm dhe një deklaratë në rrjete sociale nga Ministria e Kulturës, ku shprehte mbështetje te ne, që Minsitria e kulturës ka bërë një kërkesë Ministrisë së Financave për fondin e veçantë për ndërtimin e Cirkut të ri Kombëtar. Dhe për kërkesën që Ministria e Kulturës i ka bërë AKSH-it dhe Bashkisë së Tiranës për gjetjen e një trualli për Cirkun e Ri.

Na është dhënë një afat jo i caktuar, se kur do marrim përgjigje si për fondin si për truallin, por presim me shpresë se mund të zgjidhet brenda 2, 3 javësh", u shpreh artisti./Ora News/