Turqi: Erdogan kërcënon të dëbojë 10 ambasadorë
Presidenti turk, Tajip Erdogan, ka paralajmëruar se do të dëbojë ambasadorët e 10 vendeve, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, pas thirrjes së këtyre vendeve për lirimin e liderit të opozitës Osman Kavala, raportojnë sot mediet turke.
“I thashë ministrit tonë të jashtëm se nuk mund të lejojmë që ata të mirëpriten në vendin tonë”, citohet të ketë thënë Erdogan nga mediet turke.
Në një deklaratë të lëshuar të hënën mbrëma (18 tetor), Kanadaja, Franca, Finlanda, Danimarka, Gjermania, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një "zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë" të çështjes Osman Kavala, një botues dhe makinist turk, që është bërë 'delja e zezë' e regjimit dhe ndodhet për katër vite burg pa gjyq.
“A është detyra juaj të jepni një mësim në Turqi? Kush mendoni se jeni?”, ka reaguar presidenti turk, duke theksuar se Drejtësia e vendit të tij është “e pavarur”.
Në fund të vitit 2019, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Kavalas, pasi nuk kishte dyshime të arsyeshme se ai kishte kryer një krim, duke qenë se ndalimi i tij kishte për qëllim heshtjen e tij.
Tragjedi në xhirimet e filmit, një viktimë dhe 1 i plagosur
22 Tetor, 07:32
Këshilli i Evropës ka deklaruar se do të nisë procedurat për shkelje kundër Turqisë nëse Kavala nuk lirohet. Seanca e radhës gjyqësore në çështjen kundër Kavalas, i cili mohon të gjitha akuzat do të zhvillohet më 26 nëntor.




