Nesër Berisha me Foltoren në Berat, ja ku do të mbahet takimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2021, 13:06
Ndalesa e radhës e ish-kryeministrit, Sali Berisha, do të jetë qyteti i një mbi një dritareve.
Në një postim në facebook, Berisha njofton se nesër në orën 17:00 do të ketë takim me demokratët e Beratit.
"Njoftim!Neser diten e premte me daten 22 tetor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures te qytetit te Beratit do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Qarkut te Beratit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!"
Takimin e fundit Berisha e kishte në qytetin e Peshkopisë në Dibër.

