Qeveria pa plan për studentët "rebelë", Manastirliu: Kemi çuar vaksinatorët, rektorët të kontribuojnë
Ministria e Shëndetësisë duket se është e vendosur të respektojë autonominë e universiteteve për të pranuar apo jo në auditore studentë pa mbrojtjen vaksinale ndaj Covid 19.
Qeveria, tha ajo, nuk ka asnjë skenar për javën që vjen përveç fushatës së ndërgjegjësimit.
Manastirliu: Nuk është çështje e mosbindjes por ndërgjegjësimit dhe vetëdijësimit për vaksinimin. Janë rektorët dhe stafet pedagogjike që duhet të kontribuojnë. Skenari është ky: Ndërgjergjësim, informim, sensibilizim për të mbrojtur shëndetin dhe jetën.
Ministrja, Ogerta Manastirliu, duke folur nga Shkodra tha se Ministria ka çuar stafet e vaksinatorëve në universitete dhe u takon rektorëve dhe stafeve pedagogjike të bëjnë më shumë në këtë drejtim.
Manastirliu: Sa i përket Universiteteve jemi në dispozicion të tyre, kemi çuar stafet tona të vaksinatorëve në çdo universitet. Të gjithë duam të ms kthehemi më mbrapa, të kemi shkolla të hapura dhe auditore. Është me rëndësi të mos rrezikojmë jetën e tjetrit, ata që janë të vaksinuar duhet të jenë të garantuar që nuk u rrezikohet jeta. Ashtu si ata që ende nuk janë vaksinuar, nuk është çështja që të jemi të prirur që tu themi nuk do futen.
Është e vërtetë që për të hyrë në Universitet duhet të dorëzosh kartën e vaksinimit por mbetet dhe në dorë të autoriteteve që duhet ta verifikojnë. Qëllimi thermelor i fushatës është ruajtja dhe mbrojtja e shëndetit të jetës së qytetarëve dhe të rinjve tanë që duhet ta kenë këtë armë dhe ta përdorin kundër virusit të rrezikshëm për të mbrojtur veten e tyre dhe familjarët e tyre.
Ajo ju përgjigj dhe interesit të medias nëse vaksina Sinovac në vendin tonë është brenda afateve të skandencës.
Manastirliu: Të gjitha vaksinat në Shqipëri janë të kontrolluara dhe të verifikuara për zinxhirin ftohës dhe afatin e përdorimit të tyre. Garantoj që vaksinat janë të certifikuara.
