U përlesh me policinë, pushohen akuzat për ish-kreun e këshillit të qarkut Kukës, zbardhet vendimi

Gjykata e Kukësit ka pushuar hetimet për ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut Kukës Abedin Oruçi i cili një vit më parë  kundërshtoi me dhunë dhe kanosi me armë punonjësit e policisë, të cilët shkuan për ta arrestuar.

Prokurori ka kërkuar pushimin e procedimit penal ndaj tij dhe gjykata e aprovoi këtë kërkesë më 18 tetor të këtij viti.

Mbi ish-zyrtarin lokal, në arrati prej një viti, rëndonin 5 vepra penale; “ndërtim i paligjshëm”, “kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, “kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “kanosje për shkak të detyrës” e “armëmbajtje pa leje”.

Gjykata gjithashtu ka pushuar çështjen dhe pezulluar masat shtrënguese edhe për shtetasit Ermir Markaj, Eglant Ollomanin, Gazmend Oruçin, Besmir Muçmatën, Zekria Shehun dhe Behar Durakun të cilët po ashtu kundërshtuan policinë gjatë ndërhyrjes se saj për arrestimin e ish-kryetarit të këshillit të qarkut.


  •    
    U përlesh me policinë, pushohen akuzat për ish-kreun e
     
  •    
    U përlesh me policinë, pushohen akuzat për ish-kreun e
     
  •    
    U përlesh me policinë, pushohen akuzat për ish-kreun e
     
  •    
    U përlesh me policinë, pushohen akuzat për ish-kreun e