Medikamente, teste dhe kamera sigurie kontrabandë, dy doganierë mes 4 të arrestuarve

Katër persona, dy prej tyre doganierë kanë rënë në pranga për kontrabandë me medikamente mjekësore.

Policia ka sekuestuar një sasi medikamentesh, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen.

Finalizimi i operacionit "Porosia" arrestoi shtetasit Granit Kerxhaliu dhe Behar Lleshi, si dhe dy punonjësit e doganës Artan Topuzi dhe Enkel Shehi.