Studim: Implanti i trurit që kuron depresionin e rëndë

Shkencëtarët në SHBA kanë prezantuar një lloj të ri trajtimi për depresionin e rëndë, duke përdorur një pajisje kirurgjikale implanti, diçka e ngjashme me një stimulues kardiak, që shkakton automatikisht stimulimin elektrik të trurit, gjë që lufton në mënyrë efektive sëmundjet mendore.

Studiuesit, të udhëhequr nga Profesor Catherine Skangkos, Universiteti i Kalifornisë-San Francisko dhe Instituti i Neuroshkencës Weill i të njëjtit universitet, të cilët bënë një njoftim të botuar në revistën mjekësore "Nature Medicine", folën për " arritje të suksesshme në përpjekjen për të zbatuar përparimet në neuroshkencë në trajtimin e çrregullimeve psikiatrike".

Ata besojnë se kjo neuroteknologji mund të përdoret në të ardhmen si një trajtim i individualizuar për çrregullime të ndryshme neuropsikiatrike.

Çrregullimi depresiv madhor (i rëndë) është një çrregullim neuropsikiatrik që shfaq një shkallë të lartë të mos përgjigjes ndaj ilaçeve ekzistuese dhe trajtimeve të tjera. Stimulimi i thellë i trurit (DBS) është një trajtim premtues dhe, për disa vite tashmë, është bazuar në elektroda të implantuara në tru, që lëshojnë impulse elektrike të synuara në zona të veçanta të trurit të lidhura me sëmundjet mendore.

Prova e këtij trajtimi deri më tani ka nxjerrë përfundime të paqarta, kryesisht sepse ka një ndryshim të madh në mënyrën se si pacientët reagojnë ndaj DBS gjatë provave klinike.

Trajtimet e stimulimit elektrik deri më sot dërgojnë impulse të qëndrueshme dhe të vazhdueshme, të cilat duket se nuk janë në përputhje me shumëllojshmërinë e simptomave, emocioneve, reagimeve dhe zonave të trurit të përfshira në njerëzit me depresion.

Metoda e re, e cila u testua në një grua 36-vjeçare me depresion të rëndë të vazhdueshëm që nga fëmijëria e saj, bazohet në një implant nervor "më të zgjuar" që "lexon" aktivitetin e trurit të pacientit në kohë reale, në një qark të caktuar të trurit të lidhur për simptomat e tij specifike dhe nga ana tjetër shkakton stimulim elektrik (me doza të energjisë elektrike vetëm 1 mA për gjashtë sekonda) kur zbulon situata të depresionit të rëndë.

Impulset elektrike çojë në ndryshimin e  aktivitetit të neuroneve dhe në këtë mënyrë gjendjes mendore.

Një risi kryesore për studiuesit është zbulimi i një 'biomarkuesi neuronal', një model specifik i aktivitetit të trurit, që "dëshmon" për shfaqjen e simptomave.

Implanti i përgjigjet "n kërkesës" vetëm kur njeh këtë model në një zonë të caktuar të trurit.

Kjo qasje e personalizuar lehtësoi simptomat e pacientit pothuajse menjëherë, sipas profesorit të psikiatrisë Andreë Crystal.

Sipas studiuesve, "për pacientët me depresion afatgjatë rezistent ndaj trajtimeve të tjera, metoda e re mund të sjellë një transformim".

"Asnjëherë më parë në psikiatri nuk kemi qenë në gjendje të bëjmë këtë lloj trajtimi të personalizuar, duke lehtësuar simptomat e depresionit. Ideja që ne mund t'i trajtojmë simptomat sapo shfaqen është një mënyrë krejt e re për t'u marrë me rastet më të vështira të depresionit," tha Skangos. Pacientja, e quajtur Sara, për shumë vite kishte prpvuar trajtime nga më të ndryshme, por pa sukses. Siç ajo deklaroi për trajtimin e ri, "në muajt e parë lehtësimi i depresionit ishte aq i menjëhershëm sa nuk isha e sigurt se sa  do të zgjaste. Por ja që zgjati  (mbi 15 muaj) "./Ora NEWS/