Diagnostikimi shpëton jetë! Nxitoni të planifikoni kontrollin vjetor te Spitali Amerikan

Diagnostikimi shpëton jetë! Nxitoni të planifikoni kontrollin

Është momenti, planifiko sot kontrollin vjetor të gjirit!

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, ndaj zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet guri themelor i kontrollit të kancerit të gjirit,kur zbulohet herët, ekzistojnë mundësitë që kanceri i gjirit të shërohet.

Qendra e Gjirit në Spitalin Amerikan është e vetmja qendër në vend me fokus patologjitë dhe tumoret e gjirit.

E përbërë nga mjekë të specializuar, Qendra e Gjirit ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për diagnostikim, ndërhyrje dhe ndjekje të pacienteve që zbulohen me tumor të gjirit.

Në muajin tetor, muaj i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Spitali Amerikan ofron kontrollet e diagnostikimit për kancerin e gjirit me me çmime preferenciale.

Mamografi  1500 lekë

Ekzaminimi me Mamografi është i shpejtë, i thjeshtë dhe ekzaminimi më efektiv për përcaktimin e kancerin e gjirit.

Eko gjiri bilaterale 3000 lekë

Ekografia është një ekzaminim bazë, pa dhimbje, që kryhet nga mjeku radiolog dhe interpretohet në kohë reale në prani të pacientit. Ajo është e pazëvendësueshme si ekzaminim te moshat e reja, por mund të kryhet në çdo moshë.

Gjithashtu Spitali Amerikan 2 ka krijuar paketën e kontrollin e gjirit dhe përmban:

- Konsultë mjeku senolog

- Eko mame bilaterale

Paketa kushton 5000 lekë.

Diagnostikimi i hershëm, shpëton jetë! Parandalo! Kryej kontrolle periodike!

Kanceri i gjirit që diagnostikohet herët, rrallë përbën kërcënim për jetën.

Për më shumë informacion dhe për të prenotuar kontrollin tuaj kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Diagnostikimi shpëton jetë! Nxitoni të planifikoni kontrollin