“Edhe Bashë edhe Hot” Berisha: Ata kanë pasur burra të penës e të pushkës, ti Bashë ke vetëm humbje

Nga “Foltorja” e radhës nga Dibra, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Bashën e ka zënë një frikë e madhe dhe nuk takohet me anëtarësinë e PD-së.

Ai tha se Basha thotë se është edhe Bashë edhe Hot, por ai shtoi se ata kanë pasur burra të penës e të pushkës, por Basha nuk numëron asgjë tjetër veçse humbje.

Berisha: Bashën e zënë një frikë e madhe. Ai ka frikë nga ju, prandaj nuk takohen me ju. Ai rri brenda 4 mureve dhe bashkërendon me Edi Ramën e pastaj thotë se po shpifim për të. Po të vijë këtu edhe me mua të takojë anëtarët, të shprehë mendimet e veta.

Pastaj del e thotë se është edhe Bashë edhe Hot. Para 2 muajsh bëmë një muhabet me të. I them Lul mos u përziej më këtë se e kam çuar në Gjykatë. I them se hotianët kanë një fjalë: ndihma e Zotit, pushka e Hotit. Çfarë do të thotë më tha ai, e i thashë ndihma e Zotit dhe penda ime. Tani ky thotë se është edhe Bashë e Hot. Ata kanë pasur burra të penës e të pushkës, por ti nuk numëron asgjë tjetër veçse humbje e beteja të dorëzuara.