PS e vendosur: Nuk negociojmë zgjatjen e mandatit të vetingut me asgjë. Amendamentet e PD-së? Balla: Do i diskutojmë
PS i kërkon PD votimin e zgjatjes së mandateve të vetingut duke theksuar se “nuk do hyjnë kurrë në një negociatë” për një rekomandim që ka ardhur nga partnerët që monitorojnë procesin e vetingut.
Por PS la të hapur dritaren e diskutimit për amendamentet e PD-së që kërkon rikthimin e komunave dhe të koalicioneve.
Duket se në këtë sesion të ri parlamentar, marrëdhëniet mes opozitës dhe mazhorancës janë përtej paqes e qartësisht u vu re edhe në deklaratën e sotme të kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla.
“Jemi 100% të hapur dhe diskutojmë çdo propozim që vjen nga opozita. Madje Dua të përshëndes këtë qasje të re që vjen me propozime konkrete. Do i shikojmë me vëmendje e diskutojmë me vëmendje"
Sa i përket amandameteve të Partisë Demokratike e cila parashikon ndryshime kushtetuese, rikthimin e hartës së vjetër territoriale por edhe vetingun e politikanëve, Balla u shpreh se nuk ka vija të kuqe mes tyre.
"Jemi 100 % të hapur. Ajo që vlen është që në aspektin formal të përmbushin kriteret dhe kushtet"
Por PS i kërkon PD votimin e zgjatjes së mandateve të organeve të vetingut duke theksuar se “nuk do hyjnë kurrë në një negociatë” për një rekomandim që ka ardhur nga partnerët që monitorojnë procesin e vetingut.
"Çështa e ndryshimeve Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të vetingut nuk është e jona por shumë teknike. Për të zgjatur mandatin e institucioneve është një sugjerim që ka ardhur nga partnerët" tha Balla.
Duket se kjo qetësi mes mazhorancës dhe opozitës vjen në një moment tensioni të brendshëm në radhët e demokratëve.