Karikatura simbol e protestës së fermerëve: Të gjithëve na pëlqen… por u dërmuam këtu poshtë

Fara e skaduar e domates,Ozgan, nxori sot në rrugë fermerët e të gjithë zonës së Myzeqesë. Ata thonë se dëmet prej saj kanë qenë të konsiderueshme dhe janë në prag falimenti.

Por hallit të domates ju bashkuan dhe një sërë shqetësimeve të tjera të fermerëve.

Prej tyre është dhe skema e subvencioneve për bujqësinë, të cilën ky fermer kishte zgjedhur ta përshkruajë me këtë karikaturë që u bë dhe simboli i protestës së sotme.

Domethënien e saj ai nuk nguroi ta sqarojë për mikrofonin e Ora News.

"E kuptojnë shumë mirë ata që kanë bërë skemën e suvencionimit. Kush e arrin i pari, kush aplikon i pari, do të fitojë. Dhe të gjithë po mundohemi.Të gjithëve u pëlqen skema e subvencionimit, por kush arrin lart? Të gjithë po rrëshqasin, u vranë këtu poshtë, u dërmuan. Ja unë jam këtu poshtë. Ky këtu jam unë. Kjo është skema. Kjo është ajo që keni aplikuar për fermerin ta shikoj Dhimo këtë".