Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, përplasen 2 makina, 1 viktimë dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje  ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër -Lezhë, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Dajçit".

Automjeti me drejtues shtetasin Zyhdi Metin është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Vilson Tola.

Mësohet se nga përplasja ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit Meti, ndërsa shtetasi Tola ka marrë dëmtime.

Për shkak të dëmtimeve të marra Vilson Tola është dërguar në spitalin e Traumës, në Tiranë.

Si pasojë e aksidenti është bllokuar autostrada Shkodër-Lezhë, ndërsa qarkullimi i mjeteve është devijuar në rrugë dytësore.

  •  
  •    
    Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, përplasen
     
  •    
    Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, përplasen
     
  •    
    Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, përplasen
     
S

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Dajçit ", automjeti me drejtues shtetasin Z.M.,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Z.M., dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi V.T.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.