Rama çon satelitët në hapësirë, qytetarët: Ëndrra dhe dëshira të kryeministrit
Një javë më parë kryeministri, Edi Rama, bëri të ditur se Shqipëria do të dërgojë vitin tjetër satelitë në orbitë, për të kontrolluar kufijtë dhe territorin në mënyrë që i gjithë kontrolli të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy.
Por çfarë mendojnë qytetarët për këtë vendim të qeverisë?
A janë të informuar dhe nëse po, a janë dakord me idenë e kryeministrit për satelitët?
Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin, në emisionin e mëngjesit "Ditë e Re" në ekranin e Rtv Ora.
Disa qytetarë nuk kanë informacion rreth çështjes ndërsa tjerë e cilësojnë këtë iniciativë si ëndërr dhe dëshirë të kryeministrit, Rama.
"Jetoi mjaft Shqipëria me teori, mjerë populli shqiptar. Ngelin ëndrra të parealizueshme. Ato janë dëshirat e Ramës", tha një qytetar.
Ndërsa tjerë janë besimplotë ndaj synimit të Ramës, për benefitet që do i sjellin Shqipërisë për sa i përket kontrollit nga ajri.

