Guardiola apelon për vaksinimin e tifozëve. Habit për blerjen e Grealish
Pep Guardiola ka një mesazh të rëndësishëm jo vetëm për tifozët e Man. City por për të gjithë ata që ndjekin futbollin e gjithashtu për çdo qytetar të Anglisë. Në vigjilje të ndeshjes së Champions League, trajneri spanjoll bën apel që tifozët dhe qytetarët të vaksinohen si mundësia më e mirë për të shpëtuar nga pandemia.
“Unë i besoj mjekëve dhe shkencës. Nëse ata besojnë se kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur popullsinë, ne duhet ta bëjmë atë. Unë u vaksinova ashtu si dhe familja ime. Në Angli, njerëzit vazhdojnë të vdesin nga pandemia dhe ne duhet të ecim përpara, të qëndrojmë të kujdesshëm, të përdorim maska dhe të vaksinohemi për të mirën tonë dhe të shoqërisë”, u shpreh trajneri i “Citizens” pas lajmeve se sot në Angli pati rekord prej 45 mijë infektimesh.
Ndërkohë Guardiola zbuloi edhe disa detaje për blerjen rekord të Grealish duke habitur jo pak.
“Cilësia që ka për të shtyrë përpara më shtyu ta blija. Ai është i mirë në tërheqjen e kundërshtarëve dhe gjetjen e shokëve të tij të skuadrës. Ne kemi shumë lojtarë, por kemi shtuar një tjetër sepse kemi kaq shumë ndeshje dhe kaq shumë kompeticione. Ai është gjithashtu në një moshë perfekte dhe kur të jeni në krye në të gjitha kompeticioneve, duhet të ndryshosh pak, në mënyrë që të gjithë të ndiejnë presionin e blerjeve të reja dhe të rinjtë të kuptojnë se çfarë ka bërë klubi. Kështu bëjnë klubet e mëdha”.
Me pak fjalë, sipas Guardiolës, Grealish që kushtoi 100 mln paund është blerë për të vënë nën presion lojtarët aktualë që ka Man. City!/Ora News/.
