Ish bashkëshortja e lojtarit shqiptar mbron Wanda Narën: Nuk ka futbollistë të shenjtë!

Çështja Icardi-Wanda Nara ka marrë një tjetër drejtim ku pasi u tha se bënë paqe, modelja argjentinase tha se është më mirë të mos e mbajë unazën në gisht.

Fjalë që ngrenë sërish dyshime për ribashkimin e çiftit i cili ka mbushur portalet dhe sajtet e rëndësishme europiane me situatën e tyre të fundit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish bashkëshortja e Blerim Xhemailit, Erjona Sulejmani, shumë e njohur në ekranet shqiptare dhe jo vetëm.

Duke qenë se ajo ka një eksperiencë të sajën mbi supe ku është ndarë nga një futbollist, reagoi duke mbajtur anën e Wanda Narës në këtë rast.

“Mendoj se ajo është një femër me attribute. Do të dijë të menaxhojë mirë këtë situate shumë delikate. Pastaj të gjithë e dime që nuk ekzistojnë lojtarë të shenjtë”, u shpreh ajo në Instagram duke hequr edhe ndonjë “thumb” lidhur me eksperiencën e saj me mesfushorin shqiptar, Blerim Xhemaili./Ora News/.