UEFA dënon Anglinë me një ndeshje pa tifozë, shpëton sfidën me Shqipërinë
Ishte e pritshme dhe tani është zyrtare. Anglia dënohet me dy ndeshje pa tifozë për shkak të kaosit që shkaktuan tifozët në finalen me Italinë në Wembley.
UEFA siç e kishte paralajmëruar, kishte nisur një proçedim disiplinor ndaj Anglisë ndaj këtyre sjelljeve dhe ka dënuar Tre Luantët me 2 ndeshje pa tifozë, ku njëra është me kusht sidhe 100 mije euro gjobe.
Por a do të luajë Anglia ndeshjen e radhës me Shqipërinë pa tifozë?
Skuadra e Southgate do të luajë një ndeshje pa tifozë të radhës por jo me Shqipërinë sepse ajo ndaj nesh është një ndeshje e FIFA-s teksa dënimi është dhënë për kompeticionet e UEFA-s që do të thotë se në Nations League-n e ardhshme, ekipi do të luajë në Wembley me dyer të mbyllura.
Pavarësisht se u njoftua për një denim të mundshëm që do të prekte ndeshjen me Shqipërinë, tashmë kuqezinjtë në Nëntor duhet të shkojnë në “Wembley” plot me tifozë./Ora News/.
