Mourinho e shikon lojtarin shqiptar si rezervë: Në stol kam vetëm Kumbullën!
Që Marash Kumbulla nuk shihet nga Mourinho si titullar tashmë dihet por portugezi tashmë e konfirmon edhe me fjalë.
Trajneri i Romës pas humbjes me Juventusin ku thuri elozhe për lojën e skuadrës vuri në dukje e nuk ka rezerva në lartësinë e duhur dhe se ata që ka nuk janë në lartësinë e titullareve.
"Ka rezerva dhe rezerva në Serinë A, luajtëm ndaj Juventusit me 4 mbrojtës ku Karsdorp ishte në dyshim deri në fund dhe askush se dinte. Dhe tre lojtarët që kisha në stol janë Reynolds, Calafiori dhe Kumbulla", deklaroi Mourinho i cili më pas mbylli konferencën.
Fjalët e tij nuk janë një sinjal i mirë për Kumbullën i cili konfirmohet nga portugezi si jo në lartësinë e duhur(sigurisht që këtu gabon pasi e tregoi veten ndaj Polonisë), por ajo që mund bëjë lojtari kuqezi është të largohet ndoshta në Janar në një ekip tjetër për të luajtur rregullisht e sigurisht për të bindur Mourinhon se e ka gabim ndaj tij./Ora News/.
