Davidi kundër Golias, vetëm Sanchez i Interit vlen sa 30 lojtarët e Sheriff Tiraspol
Këtë të martë rikthehet Champions League dhe një ndeshje shumë e veçantë e me tepër rëndësi është ajo mes Inter dhe Sheriff Tiraspol.
Skuadra moldave është surpriza e madhe deri tani e fazës së grupeve ku pasi "rrahu" Shakhtar, bëri bujë me fitoren tjetër ndaj Real Madrid nê "Bermabeu". Tashmë ndaj Interit, me këta të fundit që duhet të fitojnë me patjetër, sfida ngjan me duelin historik Davidi kundër Golias.
Është kështu në fakt sepse në terma financiarë nuk ka të krahasuar ekipi italian me atë moldav. Për të hyrë më në detaje, për të bërë një Inter, duhen 44 Sheriff Tiraspol, me këta të fundit që vlejnë 12 mln euro nê total ndërsa zikaltërit 526 mln euro.
Lojtari më i paguar te zikaltërit, Alexis Sanchez që merr afro 7 mln Euro neto, me pagën e tij mbulon të gjithë ekipin moldav, ose pagat e 33 lojtarëve që janë regjistruar në listën Uefa.
Në letër është kështu ama në fushë ndonjëherë statistikat nuk hyjnë në punë ashtu siç ndodhi me Real Madrid!./Ora News/.
