PD akuza Ramës për krizën, Hoxha: Qeveria solli këtë situatë nga keqmenaxhimi
Partia Demokratike deklaroi këtë të diel se rritja e çmimit të energjisë për biznesin, do të sjellë edhe rritjen e çdo çmimi tjetër.
Sekretari sekretarit për klimën dhe biznesin, Flamur Hoxhën në një deklaratë për mediat u shpreh se shpreh se krizën e korrupsionit do ta paguajnë qytetarët shqiptarë, teksa ka kërkuar dhe nisjen e një etimi për shpërdorimin e taksave të qytetarëve.
Flamur Hoxha: Ndërkohë që qeveria flet për krizë, ka shpërdoruar 40 milionë euro nga taksat e qytetarëve. Po ashtu kemi treguar se si me dritëshkurtësinë dhe menaxhimin skandaloz të eksporteve të energjisë, shkurtuan rezervat ujore, në atë që ekspertët cilësojnë si viti më i mirë historik, duke hapur një pjesë të madhe të gropës që do të mbyllet duke marrë borxh 200 milionë euro.
Kjo papërgjegjshmëri i vendosi qytetarët përballë dy zjarreve, ose rritje çmimesh, ose rritje borxhi, që në finale paguhen përsëri nga taksapaguesit shqiptarë. Dhe nëse deri tani qeveria pohon se nuk do të ketë rritje të çmimeve për konsumatorin familjar, që gjithsesi do ta paguajë nëpërmjet borxhit të rritur publik, qeveria i ka hapur rrugë rritjes së çmimeve për sipërmarrësit e mesëm e të mëdhenj.
Hoxha shprehet se shtrenjtimi i energjisë elektrike do të përkthehet në rritje të çmimeve të produkteve apo shërbimeve që ata konsumojnë, teksa shton se do të përkeqësohet gjendja ekonomike.
Flamur Hoxha: Fatkeqësisht, edhe në këtë rast, fatura do t’u shkojë përsëri qytetarëve sepse shtrenjtimi i energjisë elektrike do të përkthehet në rritje të çmimeve të produkteve apo shërbimeve që ata konsumojnë, e në rastin më të keq edhe në falimentim të bizneseve, duke rritur edhe më tej papunësinë.
Pra, do të kemi një përkeqësim edhe më të madh të gjendjes së përgjithshme ekonomike, në të cilën edhe qytetarët edhe sipërmarrësit, do të paguajnë faturën e keqmenaxhimit dhe korrupsionit të kësaj qeverie.

