Zyrtare, ylli i Barcelonës rinovon me klauzolë 1 miliardë Euro

Lajmi ishte në ajër dhe pritej vetëm njoftimi nga klubi. Barcelona bëri të ditur zyrtarisht se ka zgjatur kontratën me talentin Pedri për 5 vitet e ardhshme me lojtarin që do të veshë fanellën katalanase të paktën deri në 2026-ën.

Vetëm në një vit, 18-vjeçari me talentin e tij i bindi të gjithë duke u bërë nga lojtar akademie në titullar te Barça e Koeman e jo vetëm pasi është i tillë edhe me Spanjën siç u pa në Euro 2020.

Për mesfushorin, që shihet si pasardhësi i denjë i Xavi Hernandez, Barcelona ka vendosur një klauzolë të frikshme, 1 miliardë euro për klubet që duan ta shkëpusin nga ekipi spanjoll ndërsa pas tij tani e ka radhën ylli tjetër, Ansu Fati./Ora News/.