Shpërthimi në portin e Bejrutit/ Ditë zie në Liban pas protestës së përgjakshme
Kryeministri libanez,Najib Mikati, shpalli të premten (15 tetor) ditë zie, një ditë pas shpërthimit të protestave të përgjakshme në portin e Bejrutit.
Së paku gjashtë persona u vranë dhe 32 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në zonën pranë Gjykatës së Bejrutit, gjatë protestave.
Përkrahësit e Hezbollahut dhe lëvizjes Amal u mblodhën për të protestuar kundër gjyqtarit Tarek Bitar, udhëheqës i hetimit për shpërthimin që ndodnhi 1 vit më parë në portin e kryeqytetit libanez.
Familjet e viktimave të shpërthimit të port pretendojnë se lidershipi politik i vendit po përpiqet të mbrojë veten dhe zyrtarët e lartë nga kontrolli.
Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për fatkeqësinë e gushtit 2020, në të cilën u vranë 219 njerëz, 7,000 u plagosën dhe mijëra ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan./Ora News/



