Shqiptarizohet politika amerikane, Trump: Të hetohen zgjedhjet ose bojkotojmë votimet në 2022-shin

Ish-Presidenti Trump ka bërë një deklaratë të fortë sa i përket zgjedhjeve në Amerikë. Nëse nuk hetohen plotësish presidencialet e 2020-ës, ku ai humbi përball Bidenit, republikanët do të bojkotojnë votimet, shkroi Trumpi. Republikanë të tjerë me zë kanë reaguar për këtë deklaratë duke thënë se vetëm vota masive e largon Bidenin nga qeverisja, dhe se krenaria e Trumpit është më e rëndësishme për të, se partia Republikane.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump thotë se republikanët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e vitit 2022 dhe ato të vitit 2024 nëse nuk hetohen sipas tij abuzimet me zgjedhjet amerikane të 2020-ës.

Trumpi dhe mbështetës të shumtë të tij janë të bindur se ai fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 kundrejt kanidatit Biden, por ka pasur abuzime të rënda me kutitë e votimit që sollën edhe humbjen e republikanit.

Këtë të mërkurë, ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë foli kundër një gjyqtari në Xhorxha që  hodhi poshtë një padi për mashtrim zgjedhor të bërë nga republikanët.

"Gjëja e vetme më e rëndësishme për republikanët që të bëjnë", sipas Trumpit, është që të bojkotojnë zgjedhjet.

Trupa ndihmëse e Trumpit, i cili kërkon të jetë sërish kandidati për president nga radhët e republikanëve, ka ezauruar të gjitha mjetet ligjore për ta rrëzuar fitoren e Bidenit në gjykata, por drejtësia amerikane ka hedhur poshtë pretendimet e Trumpit.

Vetë brenda republikanëve ka debate të forta sa i përket deklaratave të Trumpit. Mediet amerikane, politikanët dhe analistët amerikanë bëjnë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhje.

Guvernatori republikan i Xhorxhas Geoff Duncan e kundërshtoi menjëherë deklaratën e Trumpit.

"Ajo është një tjetër përkujtim i dhimbshëm se krenaria e tij është më e rëndësishme se partia që përfaqëson," shkroi në Twitter politikani republikan.

"Nuk mund të përballojmë katër vjet të tjera të udhëheqjes së dështuar me Joe Bidenin! Ju lutemi, votues republikanë, paraqituni për të votuar në zgjedhet e 2022-shit dhe 2024-ës! E ardhmja jonë varet nga kjo" – është mesazhi i guvernatorit republikan.