Tërmeti “shkund” sërish Greqinë, ja ku ishte epiqendra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2021, 17:43
Tërmeti ka goditur sërish pasditen e sotme Greqinë.
Mediat greke, bëjnë me dije se tërmeti ishte me magnitudë 5 i shkallës Rihter, dhe epiqendra ishte pranë Naxos, në një thellësi prej 10 km.
Kujtojmë se dy ditë më parë një lëkundje e fortë tërmeti me madhësi 6.3 u regjistrua në ishullin e Kretës.
