Sulmi me shigjeta dhe harqe në Norvegji, e konfirmojnë autoritetet: Ishte terrorist!

Sulmi me shigjeta dhe harqe në Norvegji, i cili la pesë persona të vdekur, ishte një akt terrorist, tha shërbimi i sigurisë i Norvegjisë (PST), por Megjithatë motivi ende nuk është përcaktuar.

BBC, shkruan se i dyshuari, një shtetas danez 37-vjeç i identifikuar si Espen Andersen Brathen, ishte konvertuar në Islam dhe është radikalizuar.

Mësohet se ai akuzohet për vrasjen e katër grave dhe një burri të mërkurën mbrëma në qytetin jugor të Kongsberg. Në një deklaratë për shtyp të enjten, policia tha se Brathen do të dalë në gjykatë të premten në 09:00 me kohën lokale.

Një avokat policie i tha transmetuesit publik NRK se do të vlerësohej nga psikiatër. Banorët janë tronditur thellë nga ngjarja.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, dhe viktima ishin të gjithë të moshës 50-70 vjeç.

Ditën e sotme flamujt u ulën në gjysmë shtizë, ndërsa në sheshin kryesor të Kongsberg u vendosën lule në nderim të viktimave.