SHBA paralajmëron qytetarët për Krishtlindjet: Nuk do jeni në gjendje të blini produkte të caktuara

"Amerikanët mund të mos jenë në gjendje të blejnë produkte të caktuara," paralajmëron Shtëpia e Bardhë para Krishtlindjeve.

Artikulli i Reuters thotë se qeveria e Uashingtonit është veçanërisht e shqetësuar për rritjen e çmimeve për shumë produkte dhe u bën thirrje qytetarëve të jenë të përgatitur të përballen me rritjen e çmimeve për mallra të ndryshëm dhe madje edhe raftet e zbrazëta të supermarketeve.

E gjithë kjo vjen në një kohë kur ekonomia amerikane është ende çështja më e rëndësishme si për demokratët ashtu edhe për republikanët, sipas një sondazhi të fundit të "Reuters-Ipsos".

Vetëm 3 muaj para Krishtlindjeve, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Reuters se " do të ketë mallra që qytetarët nuk do të jenë në gjendje t'i blejnë".

"Në të njëjtën kohë, shumë prej këtyre produkteve, shpresojmë, mund të zëvendësohen me mallra të tjerë. Unë nuk mendoj se ka një arsye për panik, por të gjithë ndihemi të frustruar," tha zyrtari.

Në të njëjtën kohë, "Bloomberg" thekson se në SHBA, çmimet janë rritur dhe qeveria është e shqetësuar për tendencat inflacioniste.

Çmimet për mishin dhe vezët në SHBA, janë rritur, duke ndikuar në bankën amerikane, sipas raporteve.

Indeksi i konsumatorit u rrit në 5.4% në shtator ndërsa në gusht ai ishte tashmë në 5.3%.  Shtëpia e Bardhë po përballet me një nivel  inflacioni që nuk e priste.