Sulmi terrorist në Norvegji/ Autori që vrau 5 persona me shigjeta kishte lidhje me Islamin

Autori i dyshuar për vrasjen e 5 personave në sulmin në Norvegji i përket fesë islamike, ndërsa policia shprehet e shqetësuar për shenjat e radikalizimit të tij, tha shefi i policisë rajonale, Ole Bredrup Saeverud, në një konferencë për media të enjten (14 tetor).

37-vjeçari po ashu është i  njohur për drejtësinë norvegjeze, shkruan BBC. Prokurorja, Ann Irén Svane Mathiassen, tha autori ishte përfshirë me policinë në "çështje të ndryshme".

Ajo gjithashtu shtoi se 37-vjeçari pranoi se kishte vrarë norvegjezët fatkeq me shigjetat e tij. Incidenti ndodhi në vende të ndryshme të qytetit që gjendet 68 kilometra në jugperëndim të Oslos.

Policia ende nuk i ka bërë të ditura motivet e sulmit. Kryeministrja, Erna Solberg tha se raportet për incidentin ishin "tmerruese".

"Unë e kuptoj që shumë njerëz kanë frikë, por është e rëndësishme të theksohet se policia tani e ka gjendjen nën kontroll", tha ajo në një konferencë shtypi.

Ky është sulmi  më vdekjeprurës në Norvegji që nga korriku 2011, kur ekstremisti i djathtë, Anders Behring Breivik, vrau 77 persona në dy sulme në Oslo dhe ishullin e vogël Uteja. Shumica e viktimave ishin adoleshentë.