Kaos në portin e Bejrutit, 3 protestues vriten nga të shtënat me armë zjarri
Tre persona u vranë dhe të paktën 20 u plagosën nga të shtënat me armë në zonën pranë Gjykatës së Bejrutit, gjatë një proteste.
Përkrahësit e Hezbollahut dhe lëvizjes Amal u mblodhën për të protestuar kundër gjyqtarit Tarek Bitar, udhëheqës i hetimit për shpërthimin që ndodnhi 1 vit më parë në portin e kryeqytetit libanez.
Familjet e viktimave të shpërthimit të port pretendojnë se lidershipi politik i vendit po përpiqet të mbrojë veten dhe zyrtarët e lartë nga kontrolli.
Hezbollah-Amal protest in Beirut turns violent as a sniper opens fire at the demonstrators. Reportedly, there are dead and wounded. pic.twitter.com/wZgeBkb3XT
— RT (@RT_com) October 14, 2021
Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për fatkeqësinë e gushtit 2020, në të cilën u vranë 219 njerëz, 7,000 u plagosën dhe mijëra ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan.
Nuk është ende e qartë se kush ka hapur zjarr dhe pse.

