Koka: Opozita nuk duhet ta lejonte këtë që po ndodh me Ramën, por Basha është ne bashkëqeverisje
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se nëse opozita do të ishte e vetëdijshme për atë që përfaqëson, nuk do ta lejonte atë që po ndodh me Ramën, vetëm nëse ka një marrëveshje.
Ai shtoi se Basha nuk është i paaftë, sepse e kam parë në momente të tjera ku ka treguar angazhim shumë të mirë, në fushata edhe në punën e tij si ministër.
Koka: Nëse opozita do të ishte e vetëdijshme për atë që përfaqëson, nuk do ta lejonte atë që po ndodh me Ramën, vetëm nëse ka një marrëveshje. Kjo është një tregues se Rama dhe Basha janë në një bashkëqeverisje.
Basha nuk është i paaftë, sepse e kam parë në momente të tjera ku ka treguar angazhim shumë të mirë, në fushata edhe në punën e tij si ministër. Edhe qeverisja e tij në krye të bashkisë së Tiranës ishte më e mirë sesa kjo sot. Më mirë Tiranës vendosi një njeri që nuk bën asgjë, sesa një person si Erion Veliaj që ia kanë shkatërruar thelbin këtij qytetit me kulla.
