Rrëzohet tenderi i Veliajt, rikthehen në garë dy subjektet që kërkuan më pak lekë për parkun

Komisioni i Prokurimit Publik bllokon tenderin për parkun e Farkës. Bashkia e Tiranës përzgjodhi subjektin që kërkoi më shumë para për investimin, por KPP e shpall procedurën e pavlefshme. Në garë do të kthehen dhe kompanitë që kërkuan më pak fonde, duke kursyer  taksapaguesit.

Investimin me fondin e bashkisë së Tiranës për parkun rekreativ në Farkë, nuk do ta realizojë kompania Leon Konstruksion e përzgjedhur nga institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj.

Komisioni i Prokurimeve Publike ka urdhëruar rikthimin në garë të dy kompanive që dhanë një ofertë shumë më të ulët se fituesi i përzgjedhur.

Në dokumente rezulton se "2 N" kërkoi 18.2 milionë lekë për punimet teksa "Nika" 16 milionë lekë.

Përkundrejt kësaj "Leon Constuction" ofertoi 19.7 milionë lekë.

Por bashkia e Tiranës, çmimet e lira i konsideroi anomalisht të ulëta ndaj dhe i skualifikoi nga gara, pavarësisht se në dosjet përkatëse ishin argumentuar shpenzimet sipas zërave.

Pas kësaj procedura subjektet janë anikmuar në KPP, e cila konkludon se nuk ka asnjë problem në ofertë.

Sipas analizës, çmimi shkon më shumë se 85 për qind e vlerës së parashikuar nga Bashkia në rastin e "2N", ndërsa dhe "Nika" ka plotësuar dokumentet brenda afateve të parashikuara.

Tashmë gjithçka do të kthehet në pikën zero, dhe institucioni i drejtuar nga Veliaj është i detyruar t'ia jap kontratën kompanisë që kërkon më pak lekë nga taksat e mbledhura prej familjeve në Tiranë.