‘Biznesi do vuajë’, Spaho: Duhet strategji për rritjen e burimeve energjetike

Eksperti i ekonomisë Mateo Spaho, i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” me Fatos Çoçolin, shprehet se nëse rritet çmimi i energjisë, biznesi do të vuaj.

Ai thekson se duhet të gjejmë një strategji për të rritur burimet energjetike, në mënyrë që të dalim nga kriza.

Mateo Spaho: Nëse rritet çmimi i energjisë, biznesi do të vuajë. Duhet të kemi një strategji se çfarë do bëjmë për të rritur burimet energjitike, çfarë do bëjmë për ato dhjetëra kërkesa për panelet diellore që po kërkojnë kompanitë e huaja për të ndërtuar parkun diellor, dhe nuk janë dhënë gjatë këtyre viteve. Kjo është çështja.