Shtjefni: Rritja e energjisë është si floririt, luan të gjitha çmimet e tjera

Sipërmarrësi Zef Shtjefni, i ftuar në emisionin”Ekopolitikë” me Fatos Çoçolin, u shpreh se me rritjen energjisë do të rriten të gjithë çmimet e produkteve të tjera.

Shtjefni shton se duhet të investojmë më tepër në prodhimin e energjisë dhe të shfrytëzojmë burimet diellore dhe të erës.

Zef Shtjefni: Lëvizja e energjisë është si puna se floririt, luan të gjitha çmimet  e tjera. Ne po prodhojmë energji dhe po rrisim çmimin e energjisë. Ne duhet të investojmë shumë më tepër në prodhimin e energjisë. Kemi dy burime të tjera të pashfrytëzuara fare. Burimet diellore dhe burimet e erës, kemi vetëm hidrik. Mos të ngutemi me rritjen e çmimeve se është gjë e thjeshtë të marrësh një vendim të tillë, pa e ditur se çfarë do të ndodh nesër në ekonomi.