Danaj: Shpallja e emergjencës ishte e panevojshme, qeveria do abuzojë

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në lidhje me furnizimin me energji elektrike.

Eksperti i Ekonomisë Violdi Danaj, i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” me Fatos Çoçolin shprehet se shpallja e emergjencës ishte e panevojshme.

Ai thotë se kjo situatë i hap rrugë qeverisë që të marrë çdo lloj vendimi, ndërkohë shton se gjatë këtij muaji duhej të bëheshin lëvizje emergjente.

Violdi Danaj: Nuk ishte akoma e nevojshme që të deklarohej kjo situatë emergjente. I hap rrugë qeverisë, i lë dorë të lirë të vendos në mënyrë arbitrare çdo lloj vendimi. Qeveria mund të blejë energji me justifikimin se nuk ka, dhe këtu hyn korrupsioni. Kështu ndodhi me pandeminë. Qeveria mund të abuzojë në mënyra të tjera.

Kjo situatë emergjente që u deklarua sot ishte  panevojshme. Qeveria në radhë të parë duhej të bënte një studim emergjent të situatës, të flokonte disa fonde. Në këtë muaj duheshin lëvizje emergjente. të stopoheshin të gjitha investimet publike të panevojshme, hiq PPP. Është emergjente.