Tiranë: 22 vjeçari plagoset me armë brenda makinës tek "Komuna e Parisit"

Një 22-vjeçar është plagosur brenda makinës së tij e cila ishte parkuar tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35 ku në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri parkuar shtetasi Redi Balla 22 vjeç.

Në videot e siguruara nga Ora News nga vendi i ngjarjes forca të shumta policie rrethuan zonën me shirit të verdhë dhe ngritën pika kontrolli për kapjen e autorit/autorëve të përfshirë në ngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.