Me daulle dhe flamuj demokratë, kuksianët presin me entuziazëm Berishën, i pranishëm Noka dhe Balliu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2021, 17:27
Ish-Kryeministri Sali Berisha, në orën 18:00 do të mbajë ‘Foltoren’ e tij të shtatë në Kukës.
Ndërkohë ende pa arritur Berisha, dhjetëra demokratë janë mbledhur para “Pallatit të Kulturës” dujke pritur Berishën.
Siç shihet në videon e siguruar nga Ora News, për pritjen e Berishës qytetarët kanë marrë dhe daulle me vete.
Në mesin e kuksianeve është edhe ish-deputeti Klevis Balliu dhe Flamur Noka.

