Balla për zgjatjen e mandatit të vettingut: Nuk ka asnjë lloj pazari, politika duhet të rrijë jashtë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se po punojnë për amendamentin  lidhur me zgjatjen e organeve të vetingut.

"Zgjatja e organeve të vetingut është çështje teknike tek e cila politika duhet të rrijë jashtë" tha ai.

Për mediat ai theksoi se nuk ka asnjë lloj pazari sepse kjo çështje është e një rëndësie të veçantë dhe secili duhet të mbajë përgjegjësitë e tij.

Balla tha se PS është e  hapur të diskutojë çdo lloj çështje që mund të vijë nga ana e opozitës.