Tiranë: Adoleshenti pa patentë kapet në makinë me emigrantë, ia siguronte 19 vjeçarja

Shtetasit e huaj po vazhdojnë ta përdorin Shqipërinë si vend tranziti për të kaluar në vendet e BE-së. Në Tiranë një 17 vjeçar u arrestua duke transportuar emigrantë me makinë edhe pse nuk kishte patentë. Së bashku me të miturin në pranga ka rënë edhe një bashkëpunëtore e tij, 19 vjeç, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Dy adoleshentë u arrestuan nga Policia e Tiranës me akuzën e trafikimit të klandestinëve. Një 17 vjeçar me iniciale G.M dhe një 19 vjeçare me iniciale G.B ranë në pranga pasi ndihmonin shtetasit e huaj për të kaluar kufirin kundrejt pagesës ndërkohë që një tjetër bashkëpunëtor  është shpallur në kërkim.

17 vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Allaman Dervsihi”, Tiranë, teksa i riu po drejtonte mjetin pa patentë me disa emigrantë të paligjshëm në makinë.

Më pas kontrolli i automjetit zbuloi edhe një sasi lënë narkotike kokainë. Pas të riut u arrestua edhe e reja 19 vjeçare, ndërkohë që dy personat janë dërguar në drejtorinë e Tiranës aty ku janë marrë në pyetje të cilët kanë zbuluar edhe bashkëpunëtorin tjetër.

Muajt e fundit policia ka kryer disa aksione për parandalimin e trafikut të klandestinëve por duket se fenomeni vazhdon./OraNews/