Vlora zgjohet nën ujë, reshjet shkaktojnë problematike në shtëpi dhe në rrugë
Reshjet intensive të shiut rikthyen përmbytjet në qytetin e Vlorës, ku disa rrugë ishin nën pushtetin e ujit që arriti deri në dyert e banesave në katet e para.Banorët thonë se përmbytjet janë një problem i vjetër që kurrë nuk ka marrë zgjidhje.Gjatë natës situatë problematike është krijuar në lagjet Pavarësia, Skelë dhe Rilindja, ku rrugët janë nën ujë edhe mëngjesin e sotëm.
Banorët e disa lagjeve në Vlorë dolën me vështirësi nga shtëpitë pasi reshjet e shiut rikthyen përmbytjet në qytetin bregdetar.
Në rrugë gjatë paradites mund të lëvizej vetëm me çizme ose duhet të zhysje këmbët plotësisht në ujë.
"U bllokuan kanalet këtu dhe nuk ikën uji. Problem është vit për vit."
"Jo është përmbytur, po të bjerë shi kjo përmbytet ditë për ditë."
Vetëm disa orë shi gjatë natës rikthyen në qytet problematikën e vjetër që mbetet pa zgjidhje.
Përmbytje pati në lagjet "Pavarësia", "Skelë", "28 Nëntori", "Albano e Romina" dhe shumë zona të tjera të Vlorës.
Pusetat ishin bllokuar dhe uji mbeti në rrugë.
Në lagjen "Rilindja" punonjësve të Ujësjellës kanalizimeve iu desh të përdorin pompat për largimin e ujit.
"Kemi ngritur një shqetësim për 6 muaj resht. Është çarë tubacioni që shkon ën linjë kryesore. Shqetësimin e kemi ngritur te ish-drejtori dhe nuk e vuri ujin në zjarr fare."
Moti i keq përfshiu thuajse të gjithë vendin e për pasojë pati rrëshqitje dherash dhe inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.


