Ushqime me listë në Dibër/ Rritja e çmimeve prek më të varfërit: Bukë me lek borxh

Emrat e shënuar në fletore, tregojnë listën e borxheve në dyqanet e Maqellarës në Dibër. Lista po shtohet pas rritjes më të fundit të cmimeve

"Populli ka mbaruar totalisht në Dibër.

“Ishalla do bëhet më mirë.” 

“Nuk është e përballueshme rritja e çmimeve, për ne ka mbaruar gjithçka.”

Tregtarët shprehen se banorët janë deri në miliona lekë të zhytur në borxhe.

"Unë jam totalisht i mbaruar. 5 milione leke borxh më kanë në dyqan."

Kërkojnë ndërhyrje nga shteti përballë këtij realiteti.

"S'kemi c'të bëjmë, ishalla na ngrihen rrogat e pensionet, rrugë tjetër nuk ka."

Një pjesë madje thonë se qeveria duhet detyruar të ndërhyjë me protesta!

“Jemi pensionistë me 80 mije lekë ca do të bëjmë. Kalojmë duke shitur caj. Vetëm, protestat e zgjidhin këtë pune.”

Dibra është një prej qarqeve më të varfëria në vend dhe me mundësi të pakta punësimi./Ora NEWS/