Kontrabandë me ilaçet gjatë pandemisë, avokatët e 6 të ndaluarve: Nuk janë kriminelë!
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 6 të arrestuarit të akuzuar për tregtim te mallrave pa akcizë gjatë periudhës së Covid-19.
Policia pas një aksioni në kryeqytet në 6 depo farmaceutike në Tiranë, vuri në pranga 6 persona, konkretisht Blerim Bitri, Florian Marku, Margarita Xhaxhiu, Jani Papuli, Florian Lila dhe Bashkim Osmani.
Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin medikamente kontrabandë gjatë periudhës së koronavirusit.
Ndërkohë, avokatët e këtyre personave kërkuar masa me te lehta sigurie për klientët e tyre, duke thënë se nuk është koha për të arrestuar staf mjekësor.
Avokatet: Nuk janë kriminelë. Nuk është koha për të arrestuar staf mjekësor, kanë siguruar ilaçe ku popullata nuk mund t’i gjente në kohën e pandemisë.
Ndërkohë, në dosjen e prokurorisë thuhet se policia ka blerë ilaçe te këto farmaci duke zbardhur edhe skemën se si funksiononte kontrabanda me këto medikamente.
Për të akuzuarit janë lëshuar 12 fletë-arreste, por janë ekzekutuar vetëm 6 pasi, 6 të tjerët nuk janë gjetur në shtëpi.
Dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë, dhe dyshohet se ilaçet futeshin nga Mali i Zi.

