"Këta janë më keq se Enveri"/ Rritja e çmimeve, a do kthehemi në kohën e vajgurit?

Vendi ynë ka hyrë  në situatën e emergjencës energjetike, e cila do të zgjasë deri në prill 2022.

Prej disa javësh në Shqipëri ka rritje të konsiderueshme të çmimeve të karburanteve e ushqimeve.

Por çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë për krizën energjetike dhe rritjen e çmimeve? A do kthehemi ne kohën e vajgurit?

Këto ishin pyetjet e rubrikës "Vox Pop" me Enkin në Ditë e Re.

Qytetarët e shqetësuar shprehen se rritja e çmimeve është e papërballueshme për xhepin e tyre. Ata thanë se rritja e çmimeve dhe papunësia po i largojnë të rinjtë nga Shqipëria. Disa të tjerë krahasojnë qeverinë aktuale me diktatorin komunist Enver Hoxha, duke thënë: "Këta janë më keq se Enver Hoxha."