Jul Deda firmos formularin e Berishës për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD

Aktori i njohur Julian Deda, i cili është edhe anëtar i Partisë Demokratike sot ka firmosur formularin për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.

Deda publikoi formularin në rrjete sociale. 

Deda në rrjetet sociale ka postuar një foto ku shihet se ka firmosur formularin për kërkesën e Këshillit Kombëtar të PD.

“Për një PD më të bashkuar, më të fortë, më të hapur” shkruan Deda.

Flamur Noka në një intervistë për Ora News, lëshoi akuza të forta ndaj Bashës se po shantazhon krerët e grup seksioneve për të mos firmosur formularin që mbledh firmat për të thirrur Këshillin Kombëtar për të rrëzuar  vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD Sali Berishen.

Jul Deda firmos formularin e Berishës për mbledhjen e Këshillit