Të enjten përplasja për Becchetin: PS nuk do të votojë komisionin e PD-së, Basha: Nuk tërhiqemi

Seanca e së enjtes, 14 tetor 2021, do të përballë maxhorancën me opozitën për ngritjen e komisioneve hetimore. Socialistët në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar vendosën të kërkojnë rishikimin e objektit të punës për zgjedhjet e 25 prillit dhe hetimin e inceneratorëve. Sa i takon çështjes Becheti, i cili në arbitrazh fitoi 120 milion euro, PS do shprehet kundër.

E për këtë do shërbejë një kërkesë e Avokatit të Popullit.

Balla: Lidhur me qëndrimin tonë për ngritjen e komisioneve hetimore. Njëra prej kërkesave bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi bie ndesh me Kushtetutën dhe interesin e Shqipërisë pasi është në procese gjyqësore. Interesi më i madh është interesi i Shqipërisë. Shqipëria duhet të vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe ky ka qenë një sugjerim i Avokatit të Shtetit, i cili kërkon që kjo çështje të shtyhet dhe sapo Shqipëria të ketë ecur në procesin juridik dhe më pas mund të ngremë edhe këtë komision hetimor.

Por kreu i PD-se thotë se nuk është çështje ndërkombëtare por frikë e Edi Ramës.

Basha: Të fshihet dhe të fshehësh dosjen më të madhe korruptive të këtyre 30 viteve, lidhur me Becchettin, është në interesin e Ramës, Veliajt dhe Agaçit. Ta harrojnë se do t’i lejojmë dhe do t’i pranojmë mos aprovimin e këtij komisioni që nuk e dëmton Shqipërinë, por që dëmet të mos bien xhepat e qytetarëve.

Kriza energjetike dhe rritja e cmimeve do mbizotërojë në Kuvend këtë javë.