Mbi 3000 ankesa për rritjen e çmimeve, Stafa: Pas 2 javëve do të bjerë çmimi i karburanteve
Mbi 3000 ankesa kanë mbërritur në Qendrën e Mbrojtjes së Konsumatorëve për rritjen e çmimeve të produkteve.
“Monopoli po dominon. Kanë mbërritur 3063 ankesa” thotë Hasan Stafa Drejtues i ankesave Qendra per mbrojtjen e Konsumatorit
Ai shton se pas 15 tetorit do të ngrihet një taks forcë për të kontrolluar tregun.
“Kemi marrë kontakte me Autoritetin e Konkurencës dhe autoritetet e pushtetit lokal. Kemi ngritur grupet e përbashkëta të monitorimit të tregut për të shmangur spekulantët. Rritja e çmimit do të reflektohet nëse ka rritje në tregun ndërkombëtar por pas datës 15 tetor një task forcë kombëtare do të menaxhojë spekulimin me çmimet, me peshën e bukës e masat për energjinë” tha Stafa në një prononcim për Ora News.
Stafa thotë se pas dy javëve do të bie dhe çmimi i karburanteve.
"Pas dy javëve do të bjerë çmimi i karburanteve, të paktën me 14 % së paku aq sa kemi informacion nga Departamenti i Konsumatorit në BE”
