Makina merr flakë dhe digjet plotësisht në qendër të Elbasanit

Një makinë është shkrumbuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi te rrethrrotullimit të bashkisë, ndërsa makina është shkrumbuar tërësisht.

"Më datë 11.10.2021, rreth orës 13:00, në rrugën "Thoma Kalefi", Elbasan, mjeti tip "Ford", me drejtuese shtetasin E.A., 62 vjeç, banues në Elbasan , në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur plotësisht .Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz." - njofton policia.

Shkak i zjarrit dyshohet një problem teknik dhe fatmirësisht nuk ka dëmtime në njerëz.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke shuar edhe flakët.

Makina merr flakë dhe digjet plotësisht në qendër të

Makina merr flakë dhe digjet plotësisht në qendër të

Makina merr flakë dhe digjet plotësisht në qendër të