Diplomohen studentët e Universitetit Mesdhetar, 1500 studentë nisin një rrugëtim të rti

Të shtunën u zhvillua ceremonia e brezit të 10-të të studentëve të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Mbi 1 mijë e 500 të diplomuar te programeve Bachelor dhe Master, hodhën kapelat për të nisur një rrugëtim të ri në karrierën e tyre.

Themeluesi i Universitetit Mesdhetar, Anastas Angjeli theksoi se nuk ishte e lehtë përballja me pandeminë e COVID-19 dhe as sfida e mësimit online.

Anastas Angjeli: Ne jemi krenarë që vazhduam para pa humbur shpresën dhe ia dolëm”

E ftuar në ceremoni ishte edhe Ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Rektori i UMSH, Adrian Civici, në fjalën e tij theksoi se ky diplomim është vetëm starti i një rrugëtimi të gjatë.

Universiteti Mesdhetar ka aktualisht 3 mijë e 500 studentë në 3 fakultetet e tij.