Manastirliu thirrje studentëve: Çdo student që nuk është vaksinuar, të shfrytëzojë këtë javë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë sërish thirrje kundrejt studentëve që ende nuk janë vaksinuar për të shfrytëzuar këtë javë të vaksinimit pranë fakulteteve.

Ajo shprehet se vaksinimi i studentëve pranë fakulteteve do të vijojë gjatë gjithë javës në të gjitha qytetet universitare në vend sipas një kalendari tashmë të përcaktuar.

Manastirliu: Një ftesë për çdo student që ende nuk është vaksinuar, të shfrytëzojë këtë javë të vaksinimit të studentëve pranë fakulteteve, për të mbrojtur veten, por edhe si një detyrim moral e përgjegjësi qytetare për mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit.

Ministria bën me dije se ekipet e vaksinatorëve do të jenë në të gjitha universitetet e vendit për të pritur studentët që të vaksinohen.