Ndërpritet energjia elektrike në Liban, vendi zhytet në errësirë
Pas ndërprerjes së energjisë elektrike, Libani është zhytur sot në errësirë.
Pritët që kjo errësirë në vend të zgjasë disa ditë pasi rrjeti kombëtar i furnizimit ka ndaluar pas mbarimit të karburantit në dy stacionet kryesore të energjisë elektrike të vendit.
Stacionet ndaluan sot punën pas konsumimit të të gjitha rezervave të karburantit, duke ulur prodhimin e energjisë në më pak se 200 megavat (që mjafton vetëm për furnizimin e rreth 5,000 shtëpive).
Ndërkohë, një zyrtar i qeverisë tha se ndërprerja mund të zgjasë të gjithë fundjavën, duke lënë popullatën prej rreth gjashtë milionë njerëzish në errësirë totale.
Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë qenë një problem në Liban që prej fundit të luftës së viteve, për çka vendi i vogël mbështetet në importet e karburanteve.
Kjo ka bërë që shumë qytetarë zotërojnë gjithashtu gjeneratorë me naftë, edhe pse furnizimi është me mangësi.
