Në hetim për korrupsion, Kancelari austriak Sebastian Kurz jep dorëheqjen
Kancelari austriak Sebastian Kurz, ka dhënë dorëheqjen, pasi është nën hetim për vepra korrupsioni.
Kurz tha në një deklaratë për mediat se ai ka propozuar që në vend të tij të vendoset Ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg, një diplomat karriere, si pasardhësin e tij.
Sebastian Kurz i mohon akuzat për korrupsion, ndërsa ka thënë se ishte i gatshëm që të vazhdonte koalicionin me të Gjelbrit, por këta të fundit i kanë kërkuar atij dorëheqjen.
"Doja të hapja rrugën për të parandaluar kaosin dhe për të siguruar stabilitetin," tha Kurz.
Vetë Kurz planifikon të bëhet kreu i grupit parlamentar të partisë së tij austriake.
Ai akuzohet se ka përdorur fonde qeveritare për të siguruar mbulim të favorshëm nga media.
Dyshimet për korrupsion kanë filluar pasi dyshohet që nga viti 2016 kur Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe më vonë kur është bërë kancelar, Ministria e Financave ka paguar reklama në një gazetë, në këmbim të sondazheve dhe favorizimin e tij.
Kurz mori postin e kancelarit në fund të vitit 2017 pasi më parë shërbeu si ministër i jashtëm i Austrisë.
